Categories Lajme

10 mln $ para ngjarjes/ Vdekja e biznesmenit australian, fijet që e lidhin me mafian shqiptare

Bosi i një kompanie transporti në Australi dyshohet se ka vdekur teksa kërkonte për drogë në një kantier. Autoritetet mendojnë se ai ka qenë në presion për të ndihmuar mafian shqiptare.

Daily Mail shkruan se Troy Kellet, vdiq në moshën 43 vjeçare më 9 Korrik. Ai ra nga një lartësi pasi kishte hipur mbi disa kontejnerë.

Policia beson se vdekja e tij ishte aksidentale, por ka ngritur pyetjen se pse kishte hipur mbi kontejnerët. Një burim pretendon se ai ka qenë duke kërkuar për drogë të fshehur.

Agjentët kanë konfirmuar se ka nisur një hetim nëse vdekja është lidhur me mafian shqiptare. Detektivët po kërkojnë nëse Kellet ishte “punësuar, drejtuar ose vënën nën presion” për të ndihmuar organizatën kriminale. Lajmi doli pasi u zbulua se Kellet kishte shitur biznesin prej 10 milionë dollarësh vetëm disa orë para vdekjes.

“Mafia shqiptare raportohet të ketë ngritur një treg të madh kokaine në Australi, përmasat e të cilave sfidojnë furnizimet e bandave lokale me lëndë narkotike, duke përfituar nga siguria kufitare australiane”, shkruan Daily Mail.

Autoritetet thonë se Kellett nuk ka qenë përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal, por policia po heton lidhjet e dyshimta.

Miqtë dhe familjarët kanë vënë në dukje një sjellje të çuditshme të Kellett para se të vdiste. Kjo i ka bërë ata të besojnë se ka të bëjë më shumë me “rënien” e tij nga lartësia.

Kellet ishte pronari i kompanisë logjistike Kellet Australia. Ai e mori në zotërim kompaninë në vitin 2003 nga i vëllai. Miqtë e tij kanë vënë në pikëpyetje se pse ndodhej në majë të kontejnerit në mes të natës.

“I vetmi përfundim që mund të dal është se ai po fshihej”, tregoi një nga miqtë e tij.

Media po ashtu raporton se Kellett mori 10 milionë dollarë 48 orë para vdekjes pas shitjes së biznesit tek një blerës anonim. Një prej miqve të tij ka thënë se kjo të bën të dyshosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME