Categories Lajme

12-vjeçarja vret në gjumë me thikë vëllain e saj 9 vjeç

Një 12-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vrarë vëllanë e saj 9-vjeçar me thikë. Vetë policia amerikane ka publikuar pamjet e arrestimit e të miturës, e cila mësohet se e ka sulmuar për vdekje të vëllanë, teksa ky i fundit ishte në gjumë. Si pasojë e plagëve të marra, edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 9-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes së vajzës në qytetin Tulsa, Oklahoma, ndërsa vetë e mitura, pasi ka pranuar krimin, ka thënë për oficerët e policisë se, thikën e ka hedhur nga dritarja. Madje vajza u ofrua t’u tregonte vendin ku ka rënë thika, ndërkohë që vëllai i saj ishte gjakosur brenda shtëpisë.

Ajo ka kërkuar falje vazhdimisht, duke thënë se nuk e di përse e vrau vëllain, ndërsa pyet nëse do të shkojë në burg.

“Më fal Më fal! Nuk doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta kaloj jetën në burg? Nuk e di çfarë dreqin ka ndodhur. Shkatërrova jetën time, për të gjitha është faji im. Dua të zgjohem nga ky makth”, i thotë 12-vjeçarja policëve gjatë marrjes në pyetje, raportojnë mediat e huaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME