Categories Lajme

Patozi: Të gjithë duan ta mbysin në mënyrën e tyre…

Nga Astrit Patozi

Nëse një i djathtë sot duhet të ishte vërtetë i shqetësuar politikisht, e vetmja gjë në botë që do ta linte indiferent do të kishte qenë Lëvizja e Arlind Qorrit, e cila po hiperbolizohet dhe po trajtohet si kërcënim i madh kombëtar. Edhe sikur ajo të kishte realisht atë peshë, që po tregohet përmes reagimesh të mllefosura apo legjendash të pabesueshme mediatike apo përsiatjesh folklorike të filozofëve popullorë në rrjetet sociale.
Sepse në një vend të lirë nuk mund t’i mohohen askujt bindjet politike, po ashtu edhe potagonizmi dhe kjo është një temë e ezauruar tashmë që në 1990-ën.
Sepse të gjithë ne kemi parë dhe dëgjuar për komunistë, që jo vetëm e kanë rrahur, por edhe e kanë vrarë tjetrin, vetëm se ka qenë demokrat, por ende nuk ka ndodhur që një demokrat mos pranojë e, aq më pak të dhunojë tjetrin, pse ai është komunist.
Por besoj se një i djathtë ka një arsye shumë të fortë për t’u ndjerë keq në këto momente. Sepse Shqipëria sot gjendet në darën e tre forcave politike, dy prej të cilave janë të majta, ndërsa partinë e Lulit, duke e marrë me të mirë, po e konsiderojmë pa identitet.
Ky është në fakt problemi real, i cili ka krijuar një vakuum të madh social në Shqipëri, sepse përfaqësimi politik është zhbalancuar frikshëm. Ekuilibrat morën një goditje rrënuese pas marrëveshjes së 17-18 majit të vitit të shkuar, duke e futur në një krizë të fortë të djathtën kryesisht për shkak të kompromentimit dhe paaftësisë së Lulzim Bashës.
Kjo gjendje gati e pashpresë është një kushtrim i fortë që e djathta ka nevojë të ngutshme të riformatohet. Por rifaktorizimin e saj nuk e pengojnë as marksistët e Arlindit e as Qorra të tjerë që mund të dalin nga e majta, sepse nuk ka sens. Politika është një sport dinamik, ku askush nuk e ka të sigurt një vend në fushë dhe ku askush nuk mund t’i zërë vendin tjetrit, sepse ka mbërritur përpara.
Aq më tepër po të mendosh se çdo gjë e re që mund të krijohet majtas mund ta dobësonte Partinë Socialiste, pse jo edhe LSI-në. Sepse, sado që diferencat ideologjike mes partive kryesore, sa vijnë e bëhen më konvencionale, sërish mbetet një shtrat i qëndrueshëm natyral votash që ndan të majtët dhe të djathtët në Shqipëri.
Ajo që lexoj unë deri tani është se të treja partitë, që kanë marrë peng Shqipërinë, janë të nervozuar nga protesta dhe po kërkojnë që ta mbysin atë. Secili në mënyrën e vet, dikush duke e përbaltur, dikush duke e përçarë, ndërsa dikush tjetër, duke bërë sikur po e përqafon, por duke i shtrënguar fort qafën.
Edi Rama, i cili i ka mbushur poturet nga masiviteti dhe nga vendosmëria e studentëve, kërkon që ta shuajë atë si vatër zjarri që mund të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa të paparashikuara në të ardhmen. Dhe ngjan të jetë më i priruri për t’i dërguar në shtëpi studentët një orë e më parë.
Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetjen e opozitës. Por kjo nuk është rastësi. Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte.
Ndërsa LSI, e cila është përfituesja më e madhe e këtij sistemi politik, që në fakt u ngrit me qëllimin për ta asgjësuar atë vetë, me sa duket po druhet që protesta mund të derivojë në një lëvizje antiestablishmet, e cila do t’ia prishte asaj edhe qetësinë edhe planet për të ardhmen.
Ky është me sa duket është meraku kryesor që kanë të trija partitë e statuskuosë, dhe kjo është arsyeja pse protesta ka sot tre armiq të fortë dhe të identifikuar qartësisht.
Ndaj edhe protesta e studentëve më ngjan sot aq shumë me betejën e Davidit me Goliatin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME