Categories Lajme

14 “shenjtorët” shpallen fajtorë për vdekjen e 8-vjeçares, mes tyre edhe prindërit që besonin se do të ringjallej

Anëtarë të një grupi fetar në Australi janë dënuar për vrasjen e një vajze 8-vjeçare, e cila vuante nga diabeti. Gjykata vlerësoi se të voglës i është mohuar insulina për rreth një javë.

Për këtë arsye, ajo vdiq në banesën e saj për shkak të nivelit të lartë në sheqer. Në gjykatë u tha se trajtimi i Elizabeth Struhs u mohua sepse grupi fetar në fjalë, të njohur si “Shenjtorët”, kundërshtuan kujdesin mjekësor duke besuar se do e shëronte Zoti.

Mes 14 të dënuarve për vrasje nga pakujdesia janë edhe babai i saj, Jason Struhs, nëna dhe vëllai.
BBC raporton se “shenjtorët” nuk lidhen me ndonjë kishë zyrtare në Australi dhe për këtë arsye numëron rreth 24 anëtarë, nga tre familje të ndryshme.

Gjatë gjyqit, u zbulua se asnjë përpjekje nuk ishte bërë për të thirrur një doktor dhe autoritetet nuk u njoftuan deri 36 orë pas vdekjes së vogëlushes. Kjo për arsyen se grupi mendonte se ajo mund të risillej në jetë.

Nga familja e Elizabeth, ka qenë nëna e cila ka qenë pjesë e këtij grupimi fetar. Pas disa kohësh i ishte bashkuar edhe bashkëshorti, Jason. Sipas prokurorisë fillimisht ai ka qenë me idenë që t’ia jepte vajzës mjekimet.

Por pas diskutimeve dhe pagëzimit në grup, ai ndryshoi mendim. Gjatë gjyqit ai ka dëshmuar me lot në sy se pranoi bashkë me Elizabeth të ndalonin insulinën dhe se besonte se vajza do i ringjalles.

“Elizabeth vetëm po fle dhe do ta shikoj sërish atë”, i tha ai gjykatës.

Një tjetër person që ka folur kundër këtij grupimi fetar ka qenë edhe motra e vogëlushes së ndjerë, Jayde. Ajo tregoi se u largua nga “Shenjtorët” në moshën 16-vjeçare pasi pranoi se ishte lezbike.

Prej atij momenti, ajo është ndarë nga familja. Së bashku me të tjerë, ajo ka përshkruar se si ky grupim kishte pikëpamje shumë të rrepta që ndalonin mjekimin ndërsa edhe Krishtlindjet dhe Pashkët i konsideronin si festa pagane.
Sa i përket dënimit të 14 “Shenjtorëve”, pritet që të jepet muajin tjetër vendimi se sa burg do të vuajnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Alis triumfon në Festivalin e 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME