Categories Lajme

17-vjeçari vdes nga overdoza, rrëfehet ish-përdoruesi: Drogën e gjen kudo në…

Numri i përdoruesve të drogës ka ardhur në rritje, e po ashtu edhe kërkesa për t’u shkëputur nga varësia.

Rreth 1300 persona në të gjithë Shqipërinë po marrin trajtim me metadon. Historitë e tyre janë të ndryshme, por pikënisja është e njëjtë, kurioziteti në adoleshencë.

Ata që duan të lënë drogën, ditën e nisin në qendrën ‘Aksion plus’, ku marrin metadon, terapi që i bën të mos përdorin lëndë narkotike. Aty takuam Albanin. Ai rrëfeu për Euronews Albania, se vetëm një ditë më parë një 17-vjeçar, ndërroi jetë nga overdoza.

“Jo me shumë se dje një 17-vjeçar iku, vdiq tjetri, kalama, e ka vazhduar si puna ime, si e kam nis për herë të parë…”, thotë ish-përdoruesi.

Prej më shumë se 11 vjetësh ai ka qenë konsumatorë i lëndëve narkotike, e ka nisur me hashashin në moshën 10-vjeçare, për të kaluar disa vite më pas tek heroina.

Duke pirë t ë tjerët e kam kërkua dhe më kanë dhënë, e kam pirë… si fillim nisa me hashash. Rrija me ca çuna dhe ata bënin me shiringë, e provova. Kisha kuriozitet ta provoja, ta shikoja”, tregon ai.

Edhe pse një adoleshent, ai nuk ka hasur kurrë vështirësi për të gjetur lëndët narkotike.

“E gjen kudo veç të kesh lekë. Në ‘Kinostudio’ ku nuk ke, në Kombinat …”, shprehet ai

Varësia nga droga është përtej çdo limiti, e ai rrëfen se dhimbjet kur nuk e merr janë të padurueshme.

“Dhimbjet… nuk rri dot një ditë. Më mirë të thuash të vdes, vetëm ato mos i duroj, janë shumë të forta krizat”, thotë ai.

Teksa na tregon, ka arritur limitin e jetës, por tani ka vendosur të heqë dorë, për familjen, të cilën pohon se e shkatërroi si pasojë e varësisë së tij.

“Çuni më është rritur, ai më tha babi lëre, veç prej atij po mundohem më shumë…njëherë isha duke vdekur se kapa një damar të keq dhe unë e shtyva veç të qetësohesh. Kam 4 vjet që jam ndarë. S’kisha ndërmend të ndahesha po më bëri kjo, që u shkatërrova nga të gjitha”, tregon ish-përdoruesi.

Me mijëra janë përdoruesit që kërkojnë të shkëputen nga varësia, por fatkeqësisht, pak janë ata që ja dalin.

Në Shqipëri numërohen rreth 70 mijë përdorues të drogave të ndryshme. Problem është ulja e moshës së fillimit të produkteve narkotike.

“Kemi një trend të uljes së moshës, në qoftë  se deri dje kishim një trend të moshave 18- 20-22 tani flasim për eksperimentim të moshave 12-13 veç, fëmijë, adoleshent”, thotë Oltjon Korreshim, punonjës social.

Ndërsa shifrat rriten çdo ditë, vetëm 2% e përdoruesve të drogës tentojnë të shkëputen prej saj duke kërkuar ndihmën e specialistëve në 8 qendrat e ‘Aksion plus’ të shpërndara në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME