Categories Lajme

“2-10 përqind e popullsisë është vaksinuar”, OBSH: Afrika mbetet prapa në vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende prapa shumicës së të tjerëve.

Sipas OBSH-së, gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2 për qind ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht. Pesëmbëdhjetë nga 54 kombet e kontinentit kanë arritur të v aksinojnë së paku 10 për qind të qytetarëve, tha OBSH-ja.

“Të dhënat e fundit tregojnë përparime modeste, por ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të arritur objektivin e OBSH-së për të vaksinuar plotësisht 40 për qind të popullsisë deri në fund të vitit”, tha Richard Mihigo, koordinator i OBSH-së për vaksinimin në Afrikë.

Zyrtarët shëndetësorë konsiderojnë se për arritjen e imunitetit kolektiv ndaj koronavirusit, duhet të vaksinohet së paku 80 për qind e popullsisë së një vendi.

Deri më tash, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi gjashtë miliardë v aksina. Shumica e tyre duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Disa vende kanë nisur tashmë të japin edhe doza përforcuese, me gjithë kundërshtimet e OBSH-së, e cila thotë se vendet e varfra nuk kanë doza të mjaftueshme për nisje të vaksinimit. Ko ronavirusi ka p rekur mbi 233 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.7 milionë kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME