Një tjetër ngjarje e rëndë trondit Qarkun e Elbasanit dhe opinionin publik, ku brenda pak orëve mësohet për 6 viktima. Pas ekzekutimeve misterioze në Lezhë e Durrës, djali i një çifti biznesmenësh në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt. Bëhet fjalë për Flori Albrahimin, vetëm 28 vjeç, konfirmon gazetarja e Panorama. I ru ishte i martuar dhe kishte një fëmijë rreth 6 muajsh i cili tani do të rritet pa baba. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe pritet reagimi zyrtar i Policisë.
Korespondentja e Panorama bën me dije se 28 vjeçari kishte shkuar tek një i aferm i tij per dreke dhe pas kesaj ka dal ne pyll i vetem.
“Duke pare se ai po vonohej, të afermit e tij kane nisur ta kerkojne dhe me pas e kane gjetur te vetevarur. Ende nuk dihen rrethant e ngjarjes pasi 28 vjecari nuk kishte shfaqur asnjehere shenja depresioni. Prinderit e tij njihen ne Prrenjas pasi jane pronare te disa bizneseve”, thanë burimet. Pak më herët u raportua se ishte gjetur në banesën e tij në Elbasan i vetëmbytur biznesmeni Tan Sanço.