Categories Lajme

“3-4 fishimi i Njësisë 3 do të jetë i jashtëzakonshëm”, Kryemadhi takim me banorë të kryeqytetit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me banorë të njësisë numër 3 në kryeqytet, nga ku u deklarua e bindur se votat për LSI në këtë njësi në 25 prill do të jenë të 3-4 fishuara.

Kryemadhi vuri theksin tek rëndësia që ka për të gjithë qytetarët aplikimi për kartat e identitetit dhe të verifikojnë emrat në listat zgjedhore, me qëllim që të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo, për Kryemadhin “nuk është thjesht ide e stabilitetit të votave, sesa është tek ideja e përfshirjes së njerëzve që të shkojnë të marrin pjesë në votime, të jenë pjesë e angazhimit, të pajisen me kartën e identitetit, verifikimet në lista”.

“Sigurisht që edhe votuesit për herë të parë që për ne kanë qenë dhe janë gjithmonë pjesa kryesore e rritjes së votës. Dje unë pata një konsultim me djemtë dhe vajzat e LRI-së, që kanë një eficiencë shumë të madhe me votuesit për herë të parë, të përfshirë edhe ato në gjithë sensibilizimin drejt 25 prillit, që është shumë e rëndësishme.

Kështu që, unë jam e bindur që 3-4 fishimi i Njësisë 3 do të jetë i jashtëzakonshem, sepse ajo ndihet që nga fakti që që në 7 të mëngjesit ne jemi bërë këtu më shumë se ç ‘duhet, por që jemi ndarë në grupe-grupe për shkak të rregullave anti-covid”, tha kryetarja e LSI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME