Categories Lajme

3 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Unë iu përgjigja pyetjeve, prokurorët nuk iu përgjigjën pyetjeve të mia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar.

“Isha gati të paraqitesha që në ora 10:00, siç u njoftua nga mediat, por vonesa erdhi për shkak të SPAK. Kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u lejua të përgjigjesha para tyre,” u shpreh Meta.

Ai shtoi se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke dhënë sqarime të qarta për çështjen e lobimeve. Sipas tij, SPAK nuk iu përgjigj disa pyetjeve të tij, duke u justifikuar me “moskompetencë”.

Meta: Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.
Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.
U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.
Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.
Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.
Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.
Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.
Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?
Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit nga Maliqi, reagon klubi i tij i futbollit: Prehu në paqe Leo

Klubi i futbollit Maliqi ka ndarë një reagim pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Janar 2025

Dashi Parashikohet një ditë tejet eksituese dhe e mbushur me energji, e cila premton zgjidhjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

V’desin mistershem artistet e famshme nene e bije! Kur e pa vajzen ajo

Historiania e artit dhe artistja pamore 63-vjeçare Liberty Polyzou dhe vajza e saj 44-vjeçare Tomasina…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Për përdoruesit e filtrave në rrjetet sociale, nga data 14 janar të gjithë ‘natyralë’ në foto

Instagrami i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Prej datës 14 janar harrojini fytyrat me format…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga 1 shkurti/ Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, detaje

ERE miraton çmimet e reja të energjisë. Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31…

LEXO ME SHUME