Categories Lajme

30% më shtrenjtë/ BSH tregon se pse po rriten çmimet e apartamenteve në vend

Më shumë se sa nga lëvizjet demografike, çmimet e banesave në vend janë shtrenjtuar nga shtimi i kërkesës për blerje të apartamenteve nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, në një studim ku analizohen faktorët që kanë shtrenjtuar me mbi 14 mijë lekë qiratë në Tiranë në 5 vitet e fundit. “Trendi është rritës, veçanërisht nga jashtë. Mendoj se mund të ketë një stabilizim, por jo një frenim të rritjes. Mund të kemi një stabilizim, por jo frenim të rritjes pasi kërkesa vijon veçanërisht nga jashtë”, tha Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja e të ardhurave si pasje e pagave më të larta dhe kushtet ende të favorshme të kreditimit gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për blerje duke shtrenjtuar rrjedhimisht çmimet.

“Edhe muaji i dytë i vitit jep sinjale për zgjerim të kërkesave për apartamente. Ka ende më shumë kërkesës e ofertë dhe rrjedhimisht çmimet në rastin më të mirë do të mbesin të larta”, shtoi Erjon Alimema, agjent imobiliar.

Këto gjetje konfirmohen edhe nga të dhënat e kreditimit. Huaja e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë lekësh vitin e shkuar, gati 2-fish më shumë se në 2019-n. “Veçanërisht kredia merret në Tiranë, për të blerë apartamente në Kryeqytet. Familjet e reja kryesishit”, theksoi Alimema.

“Po merret kredi jo vetëm për të blerë, por si formë investimi në “AirBnb”. Ka shumë kërkesë ende. Po konsiderohet biznes”, bëri me dije Demirxhiu. Të dhënat nga Banka Qendrore treguan se blerjet nga jashtë të apartamenteve kryesuan investimet e huaja për të dytin vit me radhë gjatë 2023-shit. Investimet e huaja për blerje pasurish të paluajtshme arritën në 222 milionë euro deri në fund të shtatorit të vitit të shkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME