Categories Bota

32 shtete bëhen bashkë për ndryshimin e klimës, mungon Shqipëria

Përmes një deklarate të përbashkët,  32 krerët shtetesh dhe qeverish bashkojnë zërat duke kërkuar një “Nismë për qëllime më ambicioze të klimës” përpara Samitit të Kombeve të Bashkuara në New York që do të mbahet në datat 21-23 shtator. 32 udhëheqësit u bëjnë thirrje të gjitha palëve në Samitin e Kombeve të Bashkuara që ta shohin vitin 2019 si një vit të qëllimeve ambicioze për klimën, në favor të planeve dhe iniciativave specifike që synojnë të ulin ndjeshëm emetimet e gazrave serë përtej synimeve aktuale të përcaktuara për 2030.

“Kriza e klimës është çështje shqetësuese për të gjithë ne. Ndryshimi i klimës po dëmton ekonominë globale. Kërcënon sektorë të ndryshëm, siç janë bujqësia, pylltaria, turizmi, energjia, infrastruktura dhe burimet ujore dhe, në mënyrë të pashmangshme, paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën” thekson deklarata.

Në të njëjtën kohë, ata bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm, duke theksuar se ndryshimi i klimës është sfida kryesore e kohës sonë dhe tregojnë për nevojën për t’u dhënë fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm një botë në të cilën të jetojnë. “Le të përfitojmë nga shumë mundësi dhe masa për të luftuar ndryshimin e klimës dhe të formojmë një të ardhme pozitive për planetin tonë. Le t’i japim fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm një botë në të cilën do të jetojnë” thuhet ndër të tjera në deklaratë.

32 Krerët e Shteteve dhe Qeverive

Alexander Van der Bellen, Presidenti Federal i Republikës së Austrisë

Željko Komšić, Šefik Džaferović, Milorad Dodik, Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës

Nikos Anastasiadis, President i Republikës së Qipros

Reg Mbreti Mswati III, Mbretëria e Esuatini

Sauli Niinistö, President i Republikës së Finlandës

Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze

Nana Addo Dankwa Akufo – Addo, Presidenti i Republikës së Ganë

Adama Barrow, Presidenti i Republikës së Gambisë

Frank-Walter Steinmeier, President i Republikës Federale të Gjermanisë

Prokopios Pavlopoulos, President i Republikës Greke

János Áder, President i Republikës së Hungarisë

Guðni Thorlacius Jóhannesson, Presidenti i Republikës së Islandës

Michael D. Higgins, President i Irlandës

Reuven Rivlin, President i Shtetit të Izraelit

Sergio Mattarella, President i Republikës Italiane

Moon Jae-in, Presidenti i Republikës së Koresë

Egils Levits, Presidenti i Republikës së Letonisë

Gjeneral Michel Aoun, President i Republikës së Libanit

Igor Dodon, President i Moldavisë

Princi Albert II, Principata e Monakos

Milo Djukanovic, Presidenti i Malit të Zi

Filipe Jacinto Nyusi, President i Republikës së Mozambikut

Nanda Bahadur Pun, Zëvendës President i Nepalit

Tommy E. Remengesau, Presidenti i Republikës së Palau

Marcelo Rebelo de Sousa, President i Republikës Portugeze

Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

Zuzana Čaputová, Presidenti i Republikës Sllovake

Borut Pahor, President i Republikës së Sllovenisë

Mette Frederiksen, Kryeministër i Danimarkës

Mark Rutte, Kryeministër i Hollandës

Pedro Sánchez Pérez-Castejón, Kryeministër i Spanjës

Stefan Löfven, Kryeministër i Suedisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME