Foto ilustruese!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës, ku ka humbur jetën një 65-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me ininciale Q.H teksa ishte duke pastruar pusin ka rënë brenda dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe menjëherë grupi hetimor shkoi në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:
Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
