Categories Lajme

795 të punësuar nga zyrat e punës në vetëm një javë

Si një nga prioritetet e qeverisë, punësimi në vend ka shënuar rritje ku vetëm në një javë janë punësuar 795 persona.

Sipas statistikave, rezulton se qarku i Durrësit ka numrin më të madh të të punësuarve falë zyrave të punës, me 155 persona.

Shifra për periudhën 16-22 nëntor, të shpërndara sipas qarqeve të vendit;

Në qarkun e Beratit janë punësuar 43 persona, nga këta në bashkinë Berat 18 persona në Kuçovë 7 dhe Skrapar 18.

Në qarkun e Durrësit 155 persona nga këta në bashkinë Durrës 137, në Krujë 18. Në qarkun e Fierit 110 persona, në bashkinë Fier 25, në Lushnjë 80 dhe në Mallakastër 5.
Në qarkun e Korçës janë punësuar 65 persona, nga këta në Kolonjë 3, në Korçë 54 dhe në Pogradec 8, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 21, nga këta në Bulqizë 4 persona, në Dibër 10 dhe në Mat 7.

Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 75 persona, në bashkinë Elbasan 65, Gramsh 3, Peqin 6, në Librazhd 1, në qarkun e Gjirokastrës 8, nga këta në bashkinë Gjirokastër 3, në Përmet 4, në Tepelenë 1.

Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 14, në Has 1, Kukës 9 dhe Tropojë 4, në qarkun e Lezhës 27 gjithsej nga këta në Kurbin 12, Lezhë 10, në Mirditë 5. Në qarkun e Shkodrës 63 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 5, në Pukë 2 dhe Shkodër 57.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 136 persona, nga këta 130 në Tiranë dhe 6 në Kavajë. Në Vlorë 78 gjithsej, në Delvinë 12, në Sarandë 8 dhe në Vlorë 58.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME