Categories Lajme

86-vjeçarja ra nga ura dhe humbi jetën, flasin banorët: Ngjarja e rëndë u shkaktua për faj të shtetit

Banorët e fshatit Shkopet fajësojnë institucionet shtetërore për ngjarjen e kësaj të hëne, ku humbi jetën një e moshuar 86-vjeçare. Ata thanë se shteti që prej vitit 2010 nuk ka ndërhyrë për t’ua rregulluar urën. Më 3 dhjetor të atij viti, ura e fshatit Shkopet u rrëmbye nga ujërat e lumit Mat pas hapjes së digës së hidrocentralit, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 vite, asnjë institucion shtetëror apo vendor nuk ndërhyri.

Duke qenë se nuk u rregullua as nga Bashkia Kurbin e as nga shteti, banorët e kishin rindërtuar urën vetë, por mungonte siguria në të. Frrok Pergjoka thotë se faji është i shtetit për humbjen e jetës së të moshuarës. 86-vjeçarja Dava Gjegji dyshohet se duke kaluar mbi urë ka rënë aksidentalisht prej saj. Fatkeqësisht e moshuara nuk mundi të dalë nga uji, duke humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore në Shqipëri gjatë janarit

Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Publikoi në rrjete sociale të motrën gjysmë zhveshur/ Shtrohen në Psikiatri Genardi dhe Sonida

Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kur policia digjet në flakë, shteti fshihet pas zyrave

Kur Policia Digjet në Flakë, Shteti Fshihet Pas Zyrave. Duke marrë parasysh situatën e brendshme…

LEXO ME SHUME