Si një eksperte e fushës, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në përmbyllje të intervistës për Report Tv, tha se nuk është në gjendje të bëjë parashikime a do duhet të nisë plazhi. Por në këtë ditë të shenjtë për besimtarët ortodoksë, Pashkën, ajo ndau një urim.
“Do isha shumë e lumtur të isha në gjendje unë të bëja të tilla parashikime në kohë. E uroj me gjithë shpirt të ndodhë, dhe shpresoj që ky urim në ditë pashke, të bëhet realitet”, përfundoi ajo. Deri në këtë fazë të pandemisë COVID Shqipëria është duke përdorur ende respiratorët që ka pasur para shpërthimit të koronavirusit. Dhurimet që po bëhen – tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, për Report, tha se duhen për të përgatitur stokun për të përballuar çdo lloj skenari.
“Shqipëria për momentin fatmirësisht nuk ka nevojë të përdorë të gjithë respiratorët që i ka pasur, pa filluar pandemia, ne përgatitemi për stokun, nëse do ketë ndonjë situatë të ndryshme nga kjo që është. Janë përdorur respiratorët që kemi pasur më parë”, tha Rakacolli.