Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, ka komentuar masat e reja që po shqyrtohen nëpër botë, si masa mbrojtëse ndaj infektimit me koronavirus ndërkohë që qytetarët udhëtojnë me transporte private apo publike. Infeksionisti Pipero ka thënë se nuk është e nevojshme që të vendosen xhama ndarës në avionë e trena. Sipas Piperos, këto janë masa radikale që i tensionojnë më shumë qytetarët, ndërkohë që mjafton vetëm një maskë dhe një kontroll para udhëtimit. Vasili: Çfarë mendoni për këto masa zoti Pipero?
Pipero: Unë vetë jam pak natyrë radikale, por nuk jam për masa radikale, për ndarje me xhama nëpër avionë e trena. Mjafton një maskë dhe jemi në rregull. Nuk duhet ta mbajmë botën dhe veten nën tension dhe presion. Sigurisht që ky virus ka shumë pasojë, ka dëme, por ka një mundëësi për ta parandaluar… Vasili: Pra ju po thoni që në një fluturim 2 orësh me avion, ku ajëri është i kondicionuar, mjafton vetëm një maskë?
Pipero: Një maskë dhe një kontroll para fluturimit mjafton për të qenë të sigurtë dhe të qetë në avion. Përderisa s’kemi një vaksinë do të mbetemi nën gjemba dhe jo të qetë. Por mjafton të mos hedhim spërkla te dikush tjetër dhe nuk ka asnjë problem. Unë e kuptoj që dikush mund të mos ketë simptoma, dhe mund ta hedhë spërklën te dikush tjetër, por mjafton një maskë e thjeshtë. Nuk jam për këto masa radikale. Vasili: Kudo po vendosen xhama peçikllasi, nëpër sportele… Pipero: Nuk mendoj që është e nevojshme të përdorim këto masa.