Categories Lajme

A i rrezikohet mandati nga “Babale përgjimi”? Salianji: Unë po rrezikoj jetën!

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje dy personat e vendosur nën akuzë nga prokuroria në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Fredi Alizoti, i arrestuar që prej datës 6 tetor do të njoftohet për masën “arrest me burg” të vendosur ndaj tij nga gjykata. Para trupit gjykues do të dalë edhe gazetari Jetmir Olldashi, ndaj të cilit është vendosur masa “detyrim paraqitje” për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Ndërkohë pas përgjigjes së ardhur nga laboratori anglez se përgjimi nuk është autentik dhe se biseda është e montuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në në pyetje si person që ka dijeni edhe deputetin demokrat Ervin Salianji.

Por a është në rrezik mandati i Salianjit dhe a është gati ai të hetohet, deputeti demokrat përgjigjet për Ora News.

Ervin Salianji: Unë jam gati për risqe fizike, jo kjo që është një banalitet për të cilin e kam marrë përsipër riskun. Edhe pse përsërit shprehjen “nuk keni parë gjë akoma”, demokrati nuk heziton të tregojë që përballja me këtë situatë mund t’i rrezikojë atij edhe jetën.

Ervin Salianji: E sigurt është që përballja me mafian nuk është e lehtë, sidomos kur mafia ka jo vetëm zë por ka përfaqësimin në nivelin më të lartë, te Kryeministri.

Albert Veliu aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin pas publikimit të audiopërgjimit në Shqipëri.

Si pasojë e publikimit të rastit nga PD, shtetasi Agron Xhafaj paditi Albert Veliun për shpifje dhe më pas u largua duke u vetëdorëzuar në shtetin italian./ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME