Categories Lajme

Administrata Tatimore letër tatimpaguesve që ofrojnë shërbime profesionale: Nga 1 janari do të tatoheni me 15%, verifikoni kodin ekonomik

Në zbatim të ligjit të “Tatimit mbi të Ardhurat”, Administrata Tatimore ka informuar tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të VKM Nr. 753, datë 20.12.2023, që nga janari 2024 do të tatohen me 15%.

Me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve (jo penalizimin e tyre), Administrata Tatimore u ka dërguar letër të personalizuar çdo tatimpaguesi, që është pjesë e listës së shërbimeve profesionale të miratuar me vendim qeverie, që të marrë masa për saktësimin e kodit ekonomik në mënyrë që të tatohet në mënyrë të drejtë.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit të vetë verifikojnë kodin ekonomik të aktivitetit në llogarinë elektronike në e-Filing, sipas listës së shërbimeve profesionale, dhe ta ndryshojnë atë në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë për 2 qëllime:

Të tatohen drejtë, si shërbime profesionale, sipas vendimit të qeverisë dhe të mos tatohen gabimisht nëse kodi ekonomik nuk përputhet me aktivitetin e biznesit.

Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet lehtësisht, online nëpërmjet shërbimeve “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.

Nëpërmjet kësaj letre, Administrata Tatimore inkurajon gjithashtu tatimpaguesit të pasqyrojnë saktë të dhënat në Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi Fitimin apo Tatimit te Thjeshtuar mbi Fitimin, për vitin 2023, në lidhje më të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, pasi këto të dhëna do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.

Si viti i parë i zbatimit të ligjit, Administrata Tatimore sqaron se gjatë vitit 2024, si viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies me tatimpaguesit, qasja e saj do të fokusohet drejt këshillimit me synim lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME