Categories Lajme

Ak.sidentohet pedagogu i Ekonomikut në Korçë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Sipas “BalkanWeb” një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka zënë sipër pjesën e përparme të tij.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Koço Nasto, drejtues i Benz-it, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup.

I plagosuri është pedagog i Fakultetit të Ekonomikut, në Universitetin e Korçës.

Ndërkohë, “Benz-i” i përplasur rrezikon të shpërthejë në flakë, pasi është me impiant gazi, rrjedhja e të cilit mund të shkaktojë djegien e tij. Ndërkohë, një mjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Korçë Informacion paraprak. Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME