Categories Lajme

Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, makinat përplasen “kokë më kokë”! Tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor ka pësuar vështirësi të përkohshme.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mbante në banesë municion luftarak, arrestohet 29-vjeçari në Laç

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Laçit i akuzuar për armëmbajtje pa leje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi, një nga viktimat, nipi i ish-kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe djali i shefit të policisë

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore\ Vëlla e motër sfidojnë temperaturat e ulëta, lahen në det këtë 1 janar: Uji terapi kundër sëmundjeve

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri para Kryeministrisë: Pas 12-ës ju pres në shesh

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të kalojë natën e ndërrimit të viteve para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ Aksident i rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën 3 të rinj! E plagosur rëndë dhe një vajzë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin…

LEXO ME SHUME