Categories Lajme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Burime zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e përpasjes së dy automjeteve është rrëzuar një shtyllë tensioni që ka qenë aty pranë. Shtylla ka rënë mbi një tjetër automjet në këtë aks rrugor.

Të plagosur kanë mbetur dy drehtuesit e makinave që u përplasën fillimisht. Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Tiranë Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME