Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
I plagosuri dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
