Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kuman të Roskovecit. Viktima është identifikuar si Baki Shahu, 58-vjeç, i cili është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
