Categories Lajme

Aksidenti në Gramsh, Policia jep detajet e para të ngjarjes së rëndë: Një i vdekur dhe 2 të plagosur!

Policia ka dalë me deklaratë zyrtare për aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Gramsh.

Konfirmohet se bilanci i ngjarjes është një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë. Fillimisht ka pasur konfuzion për shkak të vetë njoftimit që ka dhënë shoferi i plagosur i kamionçinës, duke thënë se kishte pasur dy viktima.

Konfirmohet se viktima është infermierja Dëshira Hoxha, 43 vjeçe. Mësuesja Albana Boja, 40 vjeçe, u dërgua për mjekim drejt Spitalit të Traumës, pasi ka plagë serioze. Në spital po mjekohet edhe shoferi 38-vjeçar, Shaban Kotorri.

Sipas policisë vendore, kamionçina me targe AA661CN, doli nga rruga dhe ra në një humnerë pranë fshatit Bardhaj, të paktën 70 metra lartësi, në aksin Gramsh-Poroçan.

“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë së Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME