Categories Lajme

Aksidenti tra.gjik në Lushnjë/ Dëshmitari tregon tme.rrin: Ç’më panë sytë, më mirë të mos e kisha parë

Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur rotondo e Kolonjës në aksin Lushnjë – Fier. Tre të rinjtë Oregest Shabani, Alban Doksani dhe Alteo Shabani po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjës me mjetin tip benz që e kishin blerë një ditë më parë.

Në afërsi të rotondos mjeti me të cilën po udhëtonin është përplasur me bankinën anësore dhe me pas ka fluturuar për 30 metra duke u përplasur me disa pemë.Tre të rinjtë kanë marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës ku personi i parë që nuk ka mundur të shpëtoj ka qenë Orest Shabani ndërsa kushëriri i tij Alteo Shabani vdiq rrugës për në Tiranë.

Një nga dëshmitarët të cilët ka nxjerr dhe trupat nga mjeti tregon se ishte diçka e tmerrshme pasi që nga momenti që kishin njoftuar policinë dhe ambulancën u desh 50 minuta për të ardhur dhe për t’i transportuar në spital.“Makina ishte shtypur goxha shumë, ishte bërë copa. U munduam të hapnin derën, por ajo nuk hapej. Vetëm, një çun kishte dalë jashtë, dy të tjerët ishin brenda. Ishte njëri i cili ishte mbrapa me kostum të kuq, dhe ai djali që ishte para, por kokën nuk ia shikonim dot se tavani ishte i shtypur.

U thashë atyre çunave që ishin lart që të dilnim nga ana e poshtme pasi mund të na zinte makina poshtë.Pastaj erdhën disa të tjerë, u mblodhën shumë makina këtu, por nuk po dinim çfarë të bënim se ata ishin keq. Ishte dhe shumë errësirë, terr.

Kur pyeta ata çunat që ishin, a keni telefonuar dikë polici ,ambulancë, po më thanë, i kam telefonuar dhe unë dy herë vetë. Por patrullat kanë ardhur pas 50 minutash. Pastaj u munduam vetë që të nxirrnim atë shoferin, s’donim dhe ta lëviznim shumë se kishim hall mos e dëmtonim.

Pastaj kur erdhi ambulanca, pas 50 minutash ishte vetëm një shofer dhe një infermiere. Pastaj i futëm të tre”, tregon Klajdi Ndrecka.Dëshmitari thotë më tej se shteti duhet të ndërhyjë pasi kjo nuk është ngjarja e parë që humbin jetën njerëz: “Mesa dimë nga jashtë, në një vend kur bëhen disa aksidente merren masa , bëhet rruga, gjenden shkaqet, këtu nuk bëhet asnjë gjë. Ky është një mesazh për politikanët”. TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME