Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u evidentua se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle.
“Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interruption”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. D., 40 vjeç dhe P. G., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njofton policia.
Nga veprimet hetimore rezulton se drogën e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga 40-vjeçari. Policia gjatë këtij operacioni sekuestroi 220 doza kanabisi dhe 20 doza kokaine, gati për shitje.