Categories Lajme

AKU ‘‘zbarkon’’ në baxhon në Fier, bllokohen rreth 2.4 ton produkte qumështi, nga gjalpi tek gjiza të pasigurta për konsum

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho në Fier. Sipas AKU-së, gjatë kontrollit trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;

​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;

​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;

​100 (njëqind) kg gjizë;

​18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).

​Po ashtu, për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000  mijë lekëve,  ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar për t’u asgjësuar.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;
​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
​100 (njëqind) kg gjizë;
​18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).

​Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

AKU '‘zbarkon’' në baxhon në Fier, bllokohen

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhvillohet takimi i Grupeve të Interesit në kuadër të integrimit të Bashkimit Europian, në Pallatin e Kulturës “Labëria”

Zhvillohet takimi i dyte i Grupeve te Interesit me teme “Dixhitalizimi & Standartizimi i NVM-ve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Largohet Ëngjëll Agaçi, ja kush është gruaja që e zëvendëson

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është larguar nga detyra pas plot 13 vitesh.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, 22 lopë e viça të djegur (Detaje)

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Selenicë, duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhoma e Avokatisë Vlorë: Centralizimi ka sjellë vonesa, të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Shkurt 2026

Dashi Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të ndiheni gati për të…

LEXO ME SHUME