Categories Lajme

Akuzat për 700 mijë eurot dhe protesta e 21 janarit, Ilir Meta lëshon ‘bômbën’: Ja kush i vråu 4 protestuesit

Presidenti Ilir Meta është pyetur për videon e bujshme të “700 mijë eurove” dhe për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011.

Gjatë intervistës për emisionin “Now”, Meta hodhi akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të cilët tha se janë përgjegjësit kryesorë për viktimat në bulevardin “dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës Meta tha se pasuria e tij nuk ka asnjë qindarkë të pajustifikuar pasi shpenzimet për shkollimin e fëmijëve të tij jashtë vendit janë siguruar nga ndërtimi i një pallati në Tiranë që është dhënë me lejen e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Pasuria dhe video e “700 mije eurove” – “Ai bëri montazh me fiksin , për cfarë më akuzojnë mua. Bënë montazh por të më larguar nga Berisha më propozonin lojëra për tu bërë kryeministër, Meta dha dorëheqjen që të përballesha vetë. Gjithë shkelnin procedurat, këto janë përalla. Monika dihet ka një pronë bashkë me familjen e saj bashkë me nënën e saj dhe vëllain e cila ka me leje me Lulzim Bashës dhe Edi Ramën , me ata sigurojmë të ardhura për të shkolluar fëmijët jashtë shtetit. Për të ngritur atë pallat është respektuar cdo gjë.

Video e montuar thoni ju por ne protesten e 21 janarit u vrarë 4 protestues – Ata qyettarë i ka vrarë edi Rama bashkë me Lulzim Bashin. Unë kam qenë në një emisionin tek fevziu një natë para se të jepja dorëheqjen se[pse situata mund të degradonte. Këta kishin montuar videon. Në mëngjes më bioe zilja tek shtëpia në Bllok dhe vjen një nga ata miq të mij dhe më thotë: Vlerësoje më mirë këtë situatë sepse po planifikohen të bëhen vrasje, miqtë e mi përtej Oqeanit më thanë do të ketë vrasje.

Ti nuk do të jesh në zyrë më thanë sipas të dhënave. Unë shkoj tek doktori: I thashsë duhet marrë situata më seriozisht, do të jap dorëheqjen sa më parë edhe do ti kërkojmë prokurorisë të kërkojnë dorëheqjen sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz. Unë i kam cuar Bashës dhe SHISH ai më thoshte kemi marrë masat. Ministri i brendshëm merr mesat kontrollon , atyre u interesonte të ndodhte ajo që ndodhi. U kam thënë edhe kokpalarë atyre sepse ashtu ishin, ishin droguar dhe paguar

Të isha unë ministër i Brendshëm dhe të ndodhë kjo gjë? Po nuk ndodh. Të marr paralajmërim dhe të më zërë gjumi? Jo, nuk ndodh kjo gjë”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME