Categories Lajme

Albin Kurti jep dorëheqjen si Kryeministër i Kosovës, së bashku me kabinetin qeveritar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kabinetin qeveritar.

Në letre thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.

Letra e plotë:

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,

Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KOZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.

Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Me respekt,

Albin Kurti

Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Prezantohej si filiali i një banke dhe u dërgonte qytetarëve në Shqipëri link të rremë për të plotësuar të dhënat, arrestohet 23-vjeçari nga Franca!

Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçar francez, i cili mashtronte qytetarët në Shqipëri duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy makina në Lezhë: Plagosen 5 persona, njëri prej tyre dërgohet drejt Traumës

Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Manati. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Agjenti i njësisë së narkotikëve u gjet i vdekur ditë më parë: Çfarë ndodhi në të vërtetë me 29-vjeçarin…

Një ekip huetues është dërguar në Lesvos për të hetuar ngjarjen e ndodhur ditë më…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të rënda: 58-vjeçari në Vlorë mund të jetë ekzekutuar pasi nuk pranoi të shiste pronën për tu ndërtuar pallat!

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku 58-vjeçari Renato Hoxha u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Flet partnerja: Ai dilte ndonjëherë natën…

Për vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ende nuk ka dyshime mbi ndonjë autor të mundshëm…

LEXO ME SHUME