Categories Lajme

Alfred Cako rrëfen historitë në burg: Më vinte turp kur shkoja

Alfred Cako i ftuar tek “E Diell” i cili si rrallë herë ka folur për fëmijërinë dhe jetën e tij ndër vite.

Ai ka kujtuar edhe momentin kur i dërgonte duhan dhe vaj ulliri gjyshit të cilin e kishte në burg, ku një herë është turpëruar para shokut të tij të ngushtë.

“Mbaj mend që më dërgonte mamaja t’i çoja gjyshit duhan dhe vaj ulliri. Më thërriste mamaja mua, se mamanë e njihnin të gjithë, se Korça e vogël, e kujt ishte, se gjyshi im ishte me emër në Kolonjë. Më thoshte mamaja shko t’i çoja sepse më vjen turp mua. I vinte turp që ta shikonin që kishte babanë në burg. Vija unë dhe aty shënonte reparti kaq dhe jo reparti ushtarak, kur ishte ushtar shkruheshe REPUSH, edhe unë merrja një shok me vete dhe i thosha hajde ikim bashkë. Dhe kur vija atje më thotë njëra nga këto, ku është në burg ky, çfarë e ke këtë që e ke në burg në sy të atij shokut.

Mua sikur më ra bomba, u thashë është ushtar. Më tha mua nuk është ushtar se kur është ushtarak shkruhet REPUSH, Reparti Ushtarak.  Ky është në burg dhe është në Ballsh më tha mua. Edhe më turpëroi në sy të shokut. Ky shoku sa ikëm, shkoi në shtëpi dhe i tha Fredi ka gjyshin në burg. Ata e dinin po nuk i tregonin dhe i thanë mos i trego asnjë shoku dhe Fredin mbaje shok se e ke shok të mirë”, tregon Alfred Cako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME