Categories Lajme

Alketa Vejsiu i jep lamtumirën të atit me fjalët prekëse….

Babai i moderatores së njohur shqiptare, Alketa Vejsiut është ndarë nga jeta pas problemeve të renda shëndetësore që ka pasur prej muajsh.

Alketa ka ndarë  përmes një postimi ne rrjetet sociale një dedikim për të atit, ku i ka dhënë edhe njëherë atij lamtumirën, gjë që e konsideron si trishtimin më të thellë që ka përjetuar.

Moderatorja shkruan se, s’do të jetë kurrë e njëjta, sepse “më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, “më ka ikur një pjesë e zemrës që se zëvendëson asgjë dhe askush.”

Alketa gjithashtu ka ndarë edhe një video teksa ka kënduar me të atin sepse sipas saj, kjo ishte porosia e tij e fundit, ta përcillte me muzikë.

“Siç ma le porosi të fundit, me muzikë po të jap lamtumirën më të trishtë”, shkruan ajo.

Postimi i Alketa Vejsiut:

Ndarja me ty nga kjo jete, eshte trishtimi me i thelle qe me ke bere te provoj my Super Star Dad

Edhe ndarjet tona kur ikje ne emigracionin e eger se duhet te punoje e te na ndihmoje te rriteshim, me dhimbje te thelle i perjetoja; por edhe pse futesha me koke nen batanije e qaja me ore, perseri me mbante te forte shpresa qe do te vinte nje telefonate , do te vinte nje pako me dhurata, do te vije te me takoje! Asnjehere nuk jemi perqafuar kur iknim nga njeri tjetri; edhe kur une u rrita, e ty ca thinja me shume te dolen… Ndarja per ne ishte e paperballueshme; na qante shpirti.

Sic ma le porosi te fundit; me muzike po te jap lamtumiren me te trishte o Zemer Bardhe! Sdo jem kurre me i njejti njeri se me ka ikur nje pjese e shpirtit me ikjen tende, me ka ikur nje pjese e zemres qe se zevendeson asgje dhe askush. Vetem tani mund te kuptoj cdo njeri qe ka kaluar ne kete rruge dhimbjeje dhe ka humbur babain, nenen apo dike te shtrenjte. Zemra ime ju ndjen te gjitheve

E di qe e kishe enderr te kendonim kengen “Comme toi” serish ne “X Factor” bashke ; sja dolem dot!

Por e kemi kujtimin me te bukur te jetes aty ne skene. Me Boren e Bardhe/ Tombe La Neige qe do sjelle dhe dimrin me te trishte te jetes sime.

Ti njeri artist me kaq shume talente asaj skene duhet ti perkisje; qe e mesove pianon dhe kitarren pa mesues dhe shkolle, dhe qe jeten e kishe kenge dhe buzeqeshje; ti qe celes soli kishe dashurine; me ke lene nje boshllik ne shpirt qe nuk do te mbushet kurre.

Gjithcka do te beja te dhuroja, te blija a te shtoja pak kohe jete. Kete se bera dot edhe pse luftuam te dy aq shume qe tja dilnim. Por besoj qe kam permbushur nje mision tjeter; Te te beja te lumtur dhe krenar E kisha motiv jete kete.

Faleminderit ekipit te mjekeve dhe infermiereve tek “Spitali Katolik i Tiranes” / Zonja e Keshillit te Mire; bene te pamunduren keto muaj te fundit per ty; nuk do ti harroj kurre.

Ndjej pafund pafund mirnjohje. Keni qene nje ekip i jashtezakonshem.

Shendet dhe Jete per Prinderit tuaj. Sa i keni gjalle; Bejini te Lumtur! Une bera gjithcka, gjithe jeten per kete! Tani sme mbetet gje tjeter pervecese ta mendoj veten si Vazhdim te Babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Debatet në shtëpi, Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME