Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën Perëndimore për gjatë gjithë 24 orëshit. Ndërsa në zonat malore vranësirat herë pas here do të pësojë zhvillime duke gjeneruar reshje të izoluara shiu.

Pritet që më të dukshme reshje të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe Juglindore. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit edhe në zonat malore duke larguar reshjet.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Republika e Kosovës gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar shiu në të gjithë Kosovën Ku herë pas here do të1 jenë rrebeshe. mbeten prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes në të gjithë territorin e Kosovës, por më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Nata vonë sjellë përmirësim gradual të motit në territorin e Kosovës.

Territori i MV në orët e para të ditës; do të dominohet nga intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë republikën e MV ku priten edhe rrbeshe shiu. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, por mbeten prezente në zonat veriore të MV.

Europa Lindore dhe Juglindore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu, Europa Jugperëndimore do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Ndërsa gadishulli i Ballkanit dhe zonat përreth Alpeve të Europës pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike. Po ashtu me vranësira, reshje shiu dhe mini- stuhi të forta ere mbetet Gadishulli Skandinav dhe Rajoni i Balltikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME