Categories Sport

Alves refuzoi Barcën dhe Juventusin për Sao Paulon

Dani Alves ka zbuluar disa detaje mjaft interesante që kishin ngjarë në merkaton e verës. Mbrojtësi brazilian, i cili pati një verë mjaft të mirë me Brazilin, duke fituar Kupën e Amerikës, ka thënë se pati mundësinë që t’iu bashkohet skuadrave si Juventus apo Barcelona.

Alves ishte lojtar i lirë në këtë merkato, pasi kontrata e tij me PSG kishte skaduar në qershor. Lojtari ka bërë të ditur se ai refuzoi mundësinë për të kaluar tek ish skuadrat, për tu rikthyer tek Sao Paulo. “Unë kisha mundësinë që të kthehesha tek Juventus” ka thënë Alves, transmeton lajmi.net. “Unë gjithashtu mund të kthehesha tek Barca, pasi e doja atë” ka thënë tutje lojtari.

“Unë nuk vendos për të ardhmen papritur. Mendoj: Çfarë më jep kjo skuadër mua? Si mund të më bëjë person më të mirë? Si më bën ky vend lojtar më të mirë?” ishin fjalët e brazilianit. Kur Alves shqyrtoi opsionet, Sao Paulo ishte skuadra e duhur për të, pasi ai synonte minutat, për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës 2022. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME