Categories Lajme

AMP arreston në flagrancë policin e Rinasit, u konfliktua fizikisht dhe kanosi me jetë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë  me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.

AMP tha se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën elektriçisti në Divjakë

Një elektriçist humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Divjakë. Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjashmëria me Chris LaCivita trazoi rrjetin, Vullnet Sinaj flet për herë të parë: Nuk kam gjë me të, por…

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar një ngjashmëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Martini do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace

Kjo ditë do të ishte plot gëzim për familjen Cani, ku djali i tyre i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Prill 2025

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të…

LEXO ME SHUME