Categories Bota

Angelina Jolie drejt Shtëpisë së Bardhë? “Dikur do qeshja, tani…”

Një e ardhme në politikë për Angelina Jolie, ndoshta drejt Shtëpisë së Bardhë? Artistja që prej vitesh është e angazhuar në fushata sociale, gjatë një interviste për Bbc, nuk e ka përjashtuar mundësinë për të zbritur në fushë. ’Nëse do të më pyesnin 20 vite më parë do të kisha qeshur’, ka thënë pa mohuar mundësinë për të kandiduar në krahun e demokratëve. Presidentja e parë amerikane femër mund të jetë pikërisht një artiste. Ndër të tjera një aktor mashkull ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, Ronald Regan.

Hipoteza mbetet akoma larg dhe ka edhe shumë hapa derisa të verifikohet një skenar, që për momentin mund të mbetet një fantazi politike, por ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Jolie, në intervistë me Bbc ka lënë më shumë se një portë të hapur për këtë vendim. ’Gjithmonë kam thënë që shkoj aty ku kanë nevojë për mua- i është përgjigjur ajo drejtuesit që e pyeste për një impenjim politik të saj-, nuk e di nëse do të jem e aftë në politikë, por di të them që unë dua të jem aty ku kane nevojë. Duke ju referuar rolit të saj si e dërguar speciale e OKB për refugjatat dhe impenjimin i saj si aktiviste për të drejtat e njeriut, Jolie ka shpjeguar që është e aftë të punojë si në qeveri ashtu edhe në ushtri. ‘Jam në një pozicion shumë interesant dhe mendoj që jam në gjendje të bëj shumë gjëra”. Dhe në fund, ndërhyrjes së intervistuesit, që ka thënë për prezencën e saj hipotetike në listën e 30-40 kandidatëve për në Shtëpinë e Bardhë, Angelina nuk e ka mohuar fare, thjesht e ka falënderuar bashkëbiseduesin e saj. Një bisedë që të bën të mendosh se Angelina Jolie mund të jetë kandidatja e ardhshme për Presidente në SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME