-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se anija shqiptare “Oriku” ka ndaluar në tre ditët e fundit 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord.
Sipas saj, shtetasit sirianë e Afganë rrezikonin jetën e tyre. “Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje”, bënë të ditur ministrja Xhaçka.
“Në vetëm 3 ditë kanë ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë”, thekson Xhaçka.
