Categories Lajme

ANSA boton raportin: Çmimet, 248 % më shtrenjtë në Itali. Ja pse Shqipëria është “pushtuar” nga turistët italianë

Në Itali, shërbimet turistike kushtojnë deri në 248% më shumë se në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë. Kështu thuhet në një raport të Consumerismo No Profit, ku u krahasuan çmimet dhe tarifat e destinacioneve kryesore bregdetare shqiptare dhe atyre italiane.

“Për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 gusht në një dhomë dyshe, kostoja minimale fillon nga 175 euro në Vlorë deri në 420 euro në Qeparo.

Nëse zgjidhni struktura ekskluzive apo luksoze në Itali, kostoja maksimale arrin në 5653 euro, ndërkohë në Vlorë dhe destinacionet e tjera shqiptare shkon në 2300 euro”, shkruan agjencia e lajmeve Ansa, duke iu referuar raportit.

Sipas Consumerismo No Profit një javë qëndrimi në hotelet italiane fillon nga një minimum prej 564 euro në Milano Marittima, 735 euro në San Vito Lo Capo dhe 889 euro në Villasimius, por mund të arrijë, në strukturat ekskluzive dhe deri në 17,378 euro në Viareggio.

“Ambientet e plazheve në Itali kushtojnë mesatarisht 162% më shumë se brigjet shqiptare”, vijon artikulli.

Sipas të dhënave një vakt i plotë me bazë peshku në Shqipëri kushton mesatarisht midis 20 dhe 25 euro për person, kundrejt 45/65 euro në Itali.

“Sigurisht që nuk është rastësi që ka një rënie prej 30% të pranisë së bashkatdhetarëve në resortet kryesore bregdetare të vendit tonë, ndërkohë që plazhet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Spanjës janë pushtuar nga turistët italianë”, komenton presidenti Luigi Gabriel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME