Categories Lajme

Anxhelina u vra nga i ati, halla: U përdhunua kur ishte 13-vjeçe

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 hallat e Anxhelina Petros të vrarë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bënë një rrëfim tronditës. Sipas tyre Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moemt, siç thanë ato vajza u shkëput prej nënës.

Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më më…

Sa vjeç ishte?

Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi tek ne

Kush është përgjegjësi?

Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin

A keni qënë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?

Vojsava Guri: Asnjëherë

Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?

Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar

Nëna e Aanxhelina Petros,  Xhezmija ka replikuar me hallat e së ndjerës  në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur”. Ajo ka pranuar se vajza është përdhunuar, por kjo ka ndodhur kur  ajo ishte minorene dhe se autori ka marrë dënim  nga drejtësia.

Mes tjerash, Xhezmie Hoxhallari theksoi se nuk ishte në dijeni se Angelina kishte studiuar në Greqi në drejtimet psikologji dhe fizioterapi.

Xhezmie Hoxhallari :“Dëgjomë mua. Këto historira ndaç t’i hapin dhe ndaç mos t’i hapin. Mua nuk më intereson. Mbas ankesës që kam bërë unë, ai mori një dënim. Unë ia kam lënë shtetit.

Nuk kam hequr asnjë denoncim dhe asnjë gjë. Të dy kanë qenë minorenë. Janë histori të vjetra. Vajza ka ikur kur e kam lënë unë me deklaratë tek babai, sepse donte një jetë më të mirë. Kam letrat dhe jam shumë i sjellshme me dokumente.

Ju keni qenë në dijeni se vajza ka mbaruar psikologji dhe fizioterapi?

Xhezmie Hoxhallari: Këtë nuk e di. S’kam patur komunikime. Ai person e donte vajzën time si skllave.  Nuk më ka dalë vajza mua në telefon. Hapni  dhe shikoni mesazhet. Unë me ju nuk jam koinçiduar asnjëherë. Nuk kam komunikuar asnjëherë me ju. Vajza ime ka punuar tre punë dhe të gjithë kanë ngrënë lekët e vajzës sime, që mos i ngrënëshin./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME