Mungesa e njërit prej avokatëve ka bërë që të shtyhet procesi gjyqësor për Namik Velajn në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Velaj ka v.rarë në janar të 2017 bashkëshorten Verke Velaj, ndërsa nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë e kr.imit. Shkalla e parë e ka dënuar me 35 vite b.urg, ndërsa pak më herët ka kërkuar zhvarrimin e trupit të bashkëshortes. Pas zhvarrimit u zbulua se viktima ishte dhunuar para se të vritej.Të moshuarës iu konstatua krahu i thyer dhe dëmtime në afërsi të qafës.Sipas hetimeve të prokurorisë, Namik Velaj e kishte mbytur bashkëshorten dhe rreth qafës kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.
Categories
Lajme