Categories Bota

Ariu i cirkut sulmon trajnerin, tmerrohen fëmijët dhe të tjerët (Video)

Një ari i cirkut u egërsua dhe sulmoi trajnerin e tij, ndërsa e gjithë kjo ndodhi nën pamjet e fëmijëve që bërtisnin nga frika. Ariu ngjyrë kafe u egërsua pasi trajneri e detyroi atë të veprojë si një njeri, transmeton Telegrafi. Bisha menjëherë e sulmoi trajnerin duke e rrëzuar atë për toke.

Fëmijët e ulur vetëm disa metra larg dhe pa pengesa mbrojtëse, dëgjohen duke bërtitur ndërsa një punonjës tjetër i cirkut e shkelmon kafshën e egër. Bisha 270 kilogramëshe u ndalua me një pajisje elektrike, pasi publiku u largua për në daljen e vetme që kishte ky lokal. Trajneri i sulmuar nga ariu kuptohet se është i lënduar, por nuk u dhanë detaje tjera.

Një nënë që e filmoi skenën shqetësuese në qytetin Olonets të Rusisë, tha: “Gjunjët e mi po dridhen akoma. Unë u trondita që nuk kishte asnjë pengesë për sigurinë e spektatorëve, duke pasur parasysh madhësinë e ariut”. Një prind tjetër tha: “Spektatorët nxituan jashtë në panik, duke më përfshirë edhe mua”.

Një tjetër shtoi: “Në fillim, për disa sekonda, ndërsa filmoja ngjarjen, të gjithë menduan se ishte një skenar. Por kur asistenti filloi të godasë ariun dhe mjetin elektrik për t’a ndaluar atë, filloi paniku. Njerëzit u ngritën dhe vrapuan për në dalje”. Edhe pasi ariut iu dha një goditje elektrike ai nuk u rrëzua menjëherë, por vraponte i tërbuar duke i tmerruar kështu të pranishmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME