Categories Lajme

Arrestohet në Tiranë mashtruesja 30-vjeçare, ka përfituar mbi 230 mijë euro, u shpallën në kërkim (babai dhe dy djemtë)

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last fraud”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME