Categories Lajme

Artan Hoxha për arrestimin e Lefter Allës: Përdorues i lëndëve narkotike, ja çfarë i kërkova Prokurorisë së Posaçme në 2020

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka sjellë detaje në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës me një tender.

Hoxha pohoi se përveç tij, u arrestuan dhe 10 zyrtarë të tjerë, ndërsa shtoi se “SPAK dje ka shkrirë bashkinë e Bulqizës”.

“Lajmi për arrestimin e tij, ka ndalë rreth orës 20:30 dhe në momentet e para kundër reagimi ishte që nuk ishte e vërtetë dhe pretendohej se ai ishte duke ngrënë darkë.

Derisa pas orës 23:00 nisi të qarkullonte lajmi që jo vetëm që ishte arrestuar por bashkë me të dhe 12 persona të tjerë, mes tyre drejtuesit kryesor të bashkinë Bulqizë, praktikisht SPAK dje ka shkrirë bashkinë e Bulqizës.

Në rikujtim të ngjarjes së 2020, i kam dalë “borxhit” Allës sepse nëse do të ishte larguar në atë kohë nuk do ishte arrestuar sot në atë kohë kisha publikuar një video ku shfaqej zoti Alla në një ambient publik, në një banak lokali në kryeqytet, ku shfaqej duke konsumuar kokainë.

Përdoruesi ishte një njeri vendimmarrës që kishte marrë votën e qytetarëve. Bulqiza një nga zonat më të pasura me pasuritë që zotëron, dhe në vendin ku të pasurit bëhen më të pasur, banorët bëhen më të varfër. Ky njeri nuk mund të ishte drejtues i kësaj bashkie.

Alla e mori mandatin nga daja i vet i cili ishte më parë drejtues i bashkisë.

Presioni për të mospublikuar videon ishte i madh, më pas kishte problemin sepse presidenti nuk dekretonte zgjedhje dhe ishte rreziku që bashkia të mbetej pa kryetar.

Në deklarimet në Prokurorinë e Posaçme në atë kohë kam kërkuar analizat t’i bëheshin me fijen e flokut, sepse kjo tregon nëse je përdorues për një kohë të gjatë.

Analiza u bë në ujin e hollë dhe gjakun, që pastrohesh deri në 48 orë.
Kërkova këtë analizë nuk u bë asnjëherë, artificë që të mos i ndërpritej mandati”, ka deklaruar Hoxha./bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME