Categories Lajme, Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane, pak metra më tej, në sallën e freskët të Asamblesë së Partisë Socialiste, ajri rëndonte nga… përgjegjshmëria.

U diskutua “hapur”. Aq hapur, sa u pa qartë se sfidat tona nuk janë as nafta e shtrenjtë dhe as xhepat bosh të pensionistëve, por si të gjejmë fjalë edhe më të bukura për të përshkruar “punën konkrete” që po bëjmë.
Ja pikat kyçe të “Vizionit” që na u shpalos:

Më shumë kohë pranë njerëzve: (Me siguri e kishin fjalën për tregtarët që po falimentojnë, por ndoshta i kanë parë vetëm nga xhamat e zinj të makinave gjatë rrugës për në mbledhje).

Përmirësimi i jetës së çdo familjeje: Një premtim që të ngroh zemrën, sidomos kur e dëgjon teksa çmimi i djathit rritet me ritmet e një rakete hapësinore.

Forcimi i shtetit të së drejtës: Drejtësia është e qartë – ju keni të drejtë të ankoheni, ne kemi të drejtë të mbajmë mbledhje e të duartrokasim veten.

Me “besim të plotë” te vizioni, vijojmë përpara. Se ku po shkojmë saktësisht, këtë nuk e tha njeri, por e rëndësishme është që “fokusi mbetet i qartë”. Aq i qartë sa po na verbon!

Erand Haruni

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME