Categories Lajme

Astrit Patozi refuzon ftesën e Berishës: Nuk më duhet, PD jashtë vizionit tim

Ftesën që Sali Berisha i bëri, për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, Astrit Patozi e përkufizon me një shprehje shkodrane: “m’ka çu nana me la gojën”.

Kështu deklaron ish-kreu i partisë “Bindja Demokratike”, i cili e refuzon ftesën.

Në një intervistë për “Top Talk”, Patozi thotë se “problemi i PD-së sot është nëse do të kthehen apo jo ish-politikanët që janë larguar”.

Ai shton se Partia Demokratike është jashtë vizionit të tij dhe nuk ka interes t’i bashkohet sërish.

“As unë nuk i duhem PD-së, por as PD nuk më duhet mua, është jashtë vizionit tim prej nëntë vitesh. Dhe unë kam qenë shumë koherent në gjërat që kam thënë që nëntë vite të shkuara dhe sot që po flasim”, tha ai.

“Unë nuk besoj te ky vizion politik, nuk besoj te pagabueshmëria e liderit, tek adhurimi i udhëheqësit, te konsiderimi i kundërshtarit/ të ndryshmit si armik. Unë nuk besoj që ata që bëjnë gabime të rënda apo e çojnë partinë në një kurs të gabuar, humbje pas humbjeje, ata janë dhe zgjidhja, ata mund ta çojnë në pushtet.

Ka shumë arsye që vizioni im politik nuk përputhet me Foltoren. Por unë besoj që dhe Foltores vetë, nuk i shtohet vlera nëse unë apo dikush tjetër rikthehet aty, qoftë dhe si dele e bindur, duke ulur kokën dhe kërkuar ndjesë.

Sot Foltorja ka nevojë për besnikë të verbër, për militantë që binden qorrazi, që kur i jep komandën sulmo, sulmojnë.

Nuk ka rëndësi nëse i njëjti njeri thotë dy gjëra të ndryshme për të njëjtën gjë. Foltores sot nuk i nevojiten njerëz që mendojnë, që vendosin arsyen përpara. Unë mesa duket këto vese i kam unë”, tha Patozi.

Megjithatë, Patozi thotë se e respekton ftesën, pavarësiht se e refuzon.

“E respektova se edhe mund të mos përgjigjesha: ata bëjnë sikur ftojnë dhe ne bëjmë sikur nuk dëgjojmë. Më shumë për të respektuar publikun, pasi unë kam një lloj detyrimi ndaj publikut”, tha Patozi.

PD është sot në kulmin e një krize të thellë, nga e cila duhet të ndahet një orë e më parë, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME