Categories Lajme

Avari në sistemin e shpërndarjes, mbetet pa energji elektrike gjysma e qyteteve në vend

Gjysma e qyteteve të vendit, duket se janë pa energji elektrike prej mëngjesit të sotëm, si pasojë e një avarie në sistemin e transmetimit të OST-së. Në një njoftim bërë publik për mediat OSHEE njofton se kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kavajës dhe Lushnjes. Në orën 09: 15, si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor. Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE. Dhjetra biznese janë duke u ankuar për këtë gjendje, ndërkohë që nuk dihet ende sesa kohë do të marrë rregullimi i këtij defekti, që është një nga më të rëndët e këtyre muajve të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME