Categories Lajme

Balla takim me policët e qarkullimit rrugor: Të rrisim intensitetin e kontrollit për më tepër siguri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur ditën me një takim me punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës kur po mernin turnin e parë.

Gjatë fjalës së tij, Balla kërkoi zbatimin dhe respektimin e Kodit Rrugor si dhe rritjen e intensitetit të kontrolleve për shmangien e aksidenteve, pasi sipas tij janë shtuar shumë kohët e fundit, por jo të faj të policisë.

“Çdo falenderim dhe mirënjohje është tejet i merituar dhe sikurse e kam thënë në ditën time të parë të punës, unë do bëj gjithçka që çdo punonjës policie të mos i mungojë mbështetja jonë si dhe trajtimi financiar i punonjësve të policisë të jetë sipas asaj që qeveria mundet, por besoj se ka më shumë hapësira për më shumë mbështetje”, tha Balla.

Sipas ministrit Balla, gjoba nuk është objektivi në vetvete.

“Të gjitha kufizimet që parashikon Kodi Rrugor duhen respektuar nga shpejtësia që është elementi i parë dhe tek elementët e tjerë të sigurisë rrugore na duhet të rrisim kërkesën për respektimin e disa elementëve të sigurisë sikurse është përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, vendosja e rripit të sigurisë sepse është një element shumë i rëndësishëm në sigurinë e drejtuesit të mjetit, por edhe të personave të tjerë që gjenden në mjet.

Mendoj se kemi një forcë Policore Rrugore të kulifikuar e cila duhet ta ngrejë komunikimin me njerëzit në një nivel tjetër, që do të thotë përshëndetja e çdo qytetari qoftë drejtues mjeti apo kalimtarë duke u kujtuar se ju jeni aty jo për t’u vendosur gjoba, por jeni aty për të garantuar sigurinë rrugore.

Ne do të vazhdojmë tju mbështesim. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë bisedojmë çdo ditë për nevojat që ka Policia Rrugore, për më shumë makina inteligjente për dedektimin e problematikave që lidhen me shpejtësinë, për më shumë radarë.

Kemi një flotë shumë të mirë të makinave dhe të motorrave, do vazhdojmë që këtë flotë të vazhdojmë ta përmirësojmë muaj pas muaji e vit pas viti por ajo që në fund duket nga puna juaj janë elementët e eleminimit të trafikut pasi ju e dini që ditë në vijim trafiku do të vijojë të rritet për shkak të numrit të turistëve që vizitojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë dhe do të kërkoja nga ju angazhim më të madh në zgjidhjen e kësaj problematike.

Njësia e Policisë rrugore të Tiranës është një nga modelet e mira që ne kemi dhe do të vazhdojmë ta shtrijmë në të gjithë territorin. Policia duhet të jetë një strukturë shtetërore ku prevalon ndershmëria dhe ku u shërbehet njerëzve. Ju përgëzoj për punën që bëni dhe dua tju garantoj që do të jem gjithmonë aty në krahun tuaj.

Na duhet që rregullat e reja të vendosura nga Kodi Rrugor me ndryshimet që janë bërë para disa kohësh në Kuvendin e Shqipërisë të zbatohen në mënyrë që ne të garantojmë sa më shumë siguri në rrugë. Kemi një numër të rritur aksidentesh por kjo nuk vjen për fajin e Policisë Rrugore, por ne duhet të rrisim intensitetin tonë të kontrollit në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen. Respektimi i rregullave të Kodit Rrugor rrit sigurinë në rrugë”, përfundoi Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME