Categories Lajme

Banka Botërore penalizon Shqipërinë për mungesën e bursës aktive, zbret 19 vende në një vit

Shqipëria ulet 19 vende brenda një viti në listën e 190 ekonomive të botës, të analizuara nga Banka Botërore në raportimin e saj të përvitshëm “Doing Business”. Sipas BB, ekonomia shqiptare ka kaluar nga vendi 63, në të 82-tin.

Nuk është përkeqësimi i klimës së biznesit në vend, por shtimi i kriterit të “pasjes së një burse aktive”, ai që ka penalizuar Shqipërinë në raportin e “Doing Business 2020”. Kriteri i ri përcakton se “nëse një vend nuk ka një bursë aktive të letrave me vlerë, me të paktën 10 firma joshtetërore”, merr zero pikë në këtë seksion.
Zero pikë në këtë seksion mblidhen me pikët e çdo seksioni tjetër, duke bërë që, në pamje të parë, të duket sikur vendi ka pësuar një regres, edhe pse në tërësinë e kritereve të tjerë Shqipëria ka shënuar rritje.

Në të vërtetë, të gjithë vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, janë penalizuar pikërisht për shkak të bursës, një metodologji diskriminuese ndaj ekonomive të vogla, e gjithashtu një kriter, që nuk ishte përdorur asnjëherë më parë nga “Doing Business”. Serbia, i vetmi vend i rajonit ku ka një bursë funksionale të shkëmbimit të aksioneve, njohu një rritje prej 4 pozicionesh.

Përsa i përket kritereve që përdoreshin në vlerësim deri vitin e kaluar, vendi ynë vijon të përmirësohet. Në të Bërit Biznes 2019, Shqipëria arriti të grumbullojë 67 pikë, ndërsa në të njëjtët elementë, në të Bërit Biznes 2020 vlerësohemi me 67.7 pikë. Kjo do të thotë që me të njëjtën metodologji, Shqipëria (e 63-ta vitin e shkuar) mund të kishte përmirësuar pozicionin e saj më të mirë historik (vendi 58, në 2016).

Në terma absolutë, për vitin aktual që përfshihen në “Doing Business 2020”, Banka Botërore përgëzon vendin tone ne dy aspekte kyçe, për përmirësimin e treguesit të furnizmit me energji elektrike, si dhe në lehtësimin e procedurave për hapjen e një biznesi.

Pavarësisht rënies së shënuar këtë vit, Shqipëria mbetet në nivel të ngjashëm me disa prej ekonomive më të mëdha në botë, pavarësisht se këto vende marrin shumë pikë nga bursa (konkretisht Italia 58 apo Greqia 79). Në vitin 2013, Shqipëria renditej e 108-ta në botë dhe vendi me vështirësinë më të madhe për të bërë biznes në të gjithë Europën.

Në vendin e parë në botë radhitet Zelanda e Re, e ndjekur nga Singapori dhe Hong Kongu. Kurse në fund të listës janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME