Categories Lajme

Banka Botërore: Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve ka vetëm një rrugë, rritja e pagave

Tranzicioni demografik me norma të larta të emigracionit dhe plakjen e shpejtë të popullsisë do të përkeqësojë në vijim raportin kontribuues/përfitues në sistemin publik të sigurimeve shoqërore.

Në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e skemës së pensioneve, Banka Botërore analizon se Shqipëria nuk ka shumë hapësira përveçse të rrisë produktivitetin e punës.

Në Shqipëri shpenzimet në raport me PBB për sistemin publik të pensioneve janë ende të ulëta rreth 7% nga më shumë se 12% në vendet e zhvilluara.

Shpenzimet totale buxhetore për skemën e pensioneve rritën gjatë periudhës 2012 – 2016, ato mbetën në nivelin 7.4 për qind të PBB-së deri në vitin 2019 dhe rreth 7.7 për qind më 2020. Këto rezultate e rendisin Shqipërinë të fundit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shpenzimet mesatare të 27 vendeve të BE.

Deficiti i skemës së pensioneve ( të ardhurat e munguara nga pagesa e sigurimeve që duhet të mbulohen nga buxheti) arrijnë në rreth 1.7 për qind të PBB-së. Shqipëria ka një nga raportet më të ulëta të mbështetjes në Europë.

Kjo për shkak se Shqipëria ka një raport të ulët të mbulimit të kontribuuesve për përfitues, duke e renditur atë të fundit në Europë edhe për këtë tregues.

Nëse raporti i kontribuues/përfitues vazhdon të përkeqësohet, qëndrueshmëria e sistemit dhe aftësisë për të paguar pensionet në afat të gjatë do të rrezikohet, vë në dukje Banka Botërore.

Duke pasur parasysh normat tashmë të larta të kontributeve, do të jetë e vështirë për punonjësit të mbulojnë kërkesat për financime të skemës së pensioneve në të ardhmen.

Norma totale e kontributit të Shqipërisë prej 21.6 për qind është afër mesatares evropiane prej 21 për qind dhe më i lartë se, norma e vendeve në Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) mesatare prej 18 për qind. Duke pasur parasysh pagat shumë të ulëta të punonjësve shqiptarë, masa e kontributeve nuk mjafton për të paguar shumën totale që duhet për pagesën e pensioneve.

Banka Botërore vlerëson se, përveç rritjes së pagave, do të jetë e vështirë për punonjësit të mbulojnë nevojat e skemës së pensioneve.Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME