Categories Sport

Barcelona kërkon sërish De Ligt, por Juventus ka një kërkesë

Verën e kaluar Barcelona provoi deri në fund që të transferojë në “Camp Nou” talentin holandez të Ajaxit, Matthijs De Ligt, por në fund ky i fundit zgjodhi t’u bashkohet kampionëve të Italisë, Juventusit, ku nuk është se po kalon një sezon për t’u mbajtur mend. Duke parë problemet në mbrojtje ëtë sezon, skuadra blaugrana pritet të rikthehet sërish fuqishëm në garë për të marrë holandezin, teksa lajmet e fundit që vijnë nga Spanja flasin për një propozim të drejtuesve të Barcelonës, për një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin Brazilian Arthur.

Ky i fundit kërkohet nga klub e të shumta europiane, ndërsa së fundi në garë është futur edhe Juventusi, me Sarrin që sheh brazilianin si njeriun e duhur për ta vendosur para mbrojtjes, pasi dihen aftësitë e tij të larta në qarkullimin e shpejtë dhe të saktë të topit. Arthur nuk preferohet shumë nga trajneri Quique Setien, që për skemat e tij sheh më të përshtatshëm emra si De Jong, Busquets dhe Vidal, sesa brazilianin, ndaj te Barcelona po mendojnë të pranojnë ofertat në drejtim të tij.

De Ligt ka luajtur titullar në një pjesë të madhe të ndeshjeve të Juventusit, por më shumë sesa për meritë të tij, kjo ka ndodhur për shkak të dëmtimeve të Giorgio Chiellinit dhe Merih Demiral dy mbrojtës që janë para tij në hierarkinë e prapavijës së Sarrit. Një shkëmbim mes të dyve këtë verë do t’u bënte shumë punë të dy skuadrave, që do të përforcoheshin në repartet ku kanë më shumë nevojë dhe njëkohësisht nuk do të kishin nevojë të shpenzonin shifra të mëdha, për shkak edhe të krizës ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME