Categories Lajme

Bashkia e Sarandës apel qytetarëve: T’u ofrojmë pushuesve qytet të pastër

Qyteti bregdetar i Sarandës, çdo ditë e më shumë po ofron një mjedis të pastër për qytetarët dhe pushuesit e shumtë vendas e të huaj, falë punës së përditshme të bashkisë. Punonjësit e bashkisë po punojnë për të mos lejuar as ndotjen më të vogël, në të gjithë territorin, megjithëse situata të pakëndshme dhe të padëshiruara e të shoqëruara me krijim të vatrave të ndotura, vënë re hera-herës gjatë këtyre ditëve që vazhdojnë të jenë të ngarkuara me pushues në Sarandë.

“Një vatër e tillë u krijua sot në një mjedis të qytetit. Fotografitë e marra në vend në dy momente, tregojnë qartazi se si vendi ishte i ngarkuar me mbetje urbane të hedhura jashtë koshave dhe si u pastrua brenda pak kohe kjo vatër e ndotur, për shkak të mospërdorimit të koshave, edhe pse ata ishin aq afër dhe bosh”, bën të ditur Bashkia, e cila ka publikuar edhe foto para dhe pas pastrimit të zonës.

Sipas Bashkisë, pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në Sarandë, kanë ardhur jo vetëm për detin dhe rërën, por edhe se presin që t’u ofrojmë qytet të pastër dhe shërbime të standardit turistik, për të cilat, shprehet ajo ne mundemi t’i krijojmë. Bashkia i bën apel çdo qytetari që të jetë më bashkëpunues, më qortues e korrigjues për këdo që shikon të sjellë ndotje me shkujdesjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 21 Prill 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja e rëndë: 43-vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi, në fshatin Kaninë të Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një grua 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet një 45-vjeçar në Tiranë, ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij

Nje 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vetëvrasja e adoleshentit në Gjirokastër, la pas shënime! Ja çfarë u kishte rrëfyer shokëve!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete tek ‘Ura e Kardhiqit’, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e…

LEXO ME SHUME